Një tjetër fazë e operacionit të koduar ‘The Wanted”, është finalizuar duke esktraduar nga Franca në Shqipëri 43-vjeçarin, Alban Skonja. 43-vjeçari, pjesëtar i një grupi kriminal, është kapur në Francë, në vitin 2023, në kuadër të operacionit të koduar “Sete”. në vitin 2022 Gjykata e Durrësit, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe armëmbajtje pa leje.