Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, zhvilloi një inspektim në Sarandë, për të ndjekur nga afër zbatimin e masave të sigurisë në prag të sezonit turistik veror. I shoqëruar nga drejtues të lartë të policisë së kufirit dhe rendit, Proda u takua me forcat e angazhuara në terren, të cilëve u kërkoi angazhim maksimal dhe standarde të larta shërbimi. Ai dha disa udhëzime kyçe për funksionimin e strukturave policore,