Një sasi kanabis dhe një aparat celular, është gjetur një javë më parë pas kontrolleve në disa qeli në burgun e Drenovës. Sasia e lëndës narkotike canabiss sativa është gjetur në godinën B të paraburgimit, ndërsa aparati celular në dhomën e të dënuarit Xhensi Lipo, I ndodhur në siguri të lartë, i dënuar me 19 vite burg për veprën penale “vrasje me dashje”, lidhur me vrasjen e bashkëfshatarit të tij Erjon Ibi.