Borxhi i pashlyer prej vitesh u bë shkak për vrasjen e 64-vjeçares Fatime Suli në fshatin Havaleas të Kuçovës. Autor i ngjarjes është Fetah Narra, i cili kishte dhe marrëdhënie krushqie me viktimën. Ngjarja u regjistrua pak minuta para mesnatës së 20 janarit, teksa ende nuk janë zbardhur rrethanat se pse dy personat ndodheshin në lagjen Havaleas në momentin e konfliktit.