Një aksion i policisë së Vlorës në mes të dhjetorit të vitit të kaluar çoi në pranga katër persona, tre ukrainas dhe një bjellorus, ndërsa në kërkim u shpall një 35 vjeçar me banim në Poloni. Operacioni në bazën e grupit kriminal në qytetin bregdetar përfundoi me sekuestrimin e 18 laptopëve 23 pasaportave, 4 kartave të identitetit dhe 23 telefonave celularë.