Ministria e Arsimit jo vetëm që besoi symbyllur 20-vjeçarin nga Devolli që ngriti një skemë mashtrimi me bursat studimore në SHBA, por u përfshi padashje edhe vetë në këtë skemë, duke angazhuar mësues, drejtorë dhe zyrat vendore të arsimit. Top Channel ka zbardhur me dokumente se si u ngrit skema dhe se sa shpejt është bërë pjesë e kësaj skeme i gjithë aparati i Ministrisë së Arsimit. Sipas dokumentacionit, skema e mashtrimit i ka fillesat më 15 shtator të vitit të kaluar.