Për mënyrën e organizimit të operacionit për kapjen e Violand Braçellarit, Prokuroria e Korçës dyshon për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Në konkluzionet për rindërtimin e ngjarjes që tronditi opinionin publik, organi i akuzës thotë se në rastin konkret mund të ketë shpërdorim detyre për organizimin e aksionit si dhe masat e marra paraprakisht për zinxhirin drejtues. Ky konstatim vjen dy ditë pasi hetimet paraprake të AMP-së lokale për zbatimin e procedurës dhe protokollit nga ana e Drejtorisë së Policisë së Korçës, nuk gjetën shkelje.