Top News – Si u mashtrua AKSHI?Tender marramendës për mbrojtjen e të dhënave
26/12/2021 16:04

Skandali i rjedhjes së të dhënave sensitive të më shumë se 600 mijë qytetarëve, ka marrë përmasa të pamenaxhueshme si dhe ka vënë të dispozicion të keqbërësve detaje, të cilat mund të keqpërdoren. Ajo që bie në sy është se në muajt që këto të dhëna shkarkoheshin e përpunohesh në mënyrë të paligjshme jashtë sistemit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, kjo e fundit zhvillonte një tender për blerje shërbimit të automatizimit dhe monitorimit të aktivitetit për inspektorët tatimorë. Plot 100 milionë lekë ka qenë oferta e tenderit të fituar për të siguruar monitorimin e aktivitetit të personave që kishin akses në sistem. Sipas formularit të njoftimit të fituesit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, tenderi është publikuar në faqen elektronike të Agjencisë së Prokurimit Publik. Në përshkrimin e shkurtër të kontratës përcaktohet: “Blerje shërbim automatizimi dhe monitorimi të aktivitetit për inspektorët” për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Shërbimi në fjalë gjurmon aktivitetin e inspektorëve të tatimeve në sistemet e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit me të dhënat e qytetarëve për të monitoruar kontrollet që ata kryejnë. Fondi limit i vendosur në dispozicion nga AKSHI për këtë tender ishte 106 milion lek. Në tender morën pjesë tre kompani, ku dy të tjerat nuk paraqitën oferta dhe automatikisht, pa garë fituese u bë kompania e tretë.

Top Channel/“Bomba atomike e Iranit është gati”. Kreu i IAEA-s: Teherani nis pasurimin e uraniumit
29/06 23:04
Top News- Gaza dhe ëndrrat e prera në mes/ Qyteti i rrafshuar, por banorët ende shpresë
29/06 23:00
Top News- Sulm kamikaz në Pakistan, viktima e të plagosur! Qeveria akuza Indisë…
29/06 23:00
Top Channel/ Izraeli nuk dëgjon Trump. Ushtria, thirrje për evakumime nga veriu i Gazës
29/06 22:15
Top Channel/ Rama: Farage humbi bastin. Në Britani ka më pak se 1 në 100 shqiptarë në burg
29/06 22:10
Top Channel/ Trafik nga SHBA drejt Europës, “Mbreti i drogës” dënohet me burgim të përjetshëm
29/06 22:08
Top News/ Basti Farage-Faragepër shqiptarët. Britaniku- Do i dëboj! kreu i qeverisë- ke humbur!
29/06 20:54
Top Channel/ “Të ndjekësh erën”/Zhvillohet kampionati I parë I sporteve të ujit dhe erës në Shqipëri
29/06 20:52
Top Channel/ Zjarri në Hoshtimë, prefekti i qarkut Vlorë: 90% e zjarreve janë të qëllimshme
29/06 20:34
Top Channel/ Zjarri në fshatrat e Vlorës, kryebashkiaku: Do ketë hetim, strukturat janë në terren
29/06 20:24
Top Channel/ Zjarr edhe në fshatrat e Patosit, digjen disa ullishte, flakët i afrohen banesave
29/06 20:24
Top Channel/ Zjarr i madh në Durrës/ Flakët përfshijnë tregun në zonën e Plazhit
29/06 20:14
Top News- Zjarri ne fshatin Hoshtime. Kërkohet ndihma e helikopterit, zjarr i madh në Vlorë
29/06 20:12
Top Channel/ “Ëndrra mbi levando” në Gramsh, aktivitet për promovimin e bukurive lokale
29/06 19:57
Top Channel/Alarmi me sifilizin/Bino: Një rritje dramatike, mjekët të bëjnë kujdes me identifikimin
29/06 19:53
Top Channel/ Humb jetën një pushues/ Në sektorin Rinia mungojnë vrojtuesit e plazhit
29/06 19:48
Top Channel/ SPAK nis hetim penal për kontratën 6 mln USD të PD; kërkon dokumentet e lobimit në SHBA
29/06 19:42
Top News- Digjet tregu në Durrës, bllokohet lëvizja e mjeteve
29/06 19:30
Top Channe/ Digjet tregu pranë plazhit në Durrës, prefekti i qarkut: Dëme të konsiderueshme!
29/06 19:21
Top Channel/ Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit, ‘re’ të mëdha tymi në qytet
29/06 19:17