Traktati i Versajës, që i dha zyrtarisht fund Luftës së Parë Botërore dhe vendosi një rend të ri të pasluftës, nisi me një statut që parashikonte krijimin e një organizate të re. I quajtur Pakti i Lidhjes së Kombeve, organi i ri synonte të zgjidhte mosmarrëveshjet ndërkombëtare në mënyrë paqësore. Më e rëndësishmja: ai i angazhoi anëtarët e tij të “respektonin dhe ruanin kundër agresionit të jashtëm integritetin territorial dhe pavarësinë ekzistuese politike të të gjithë anëtarëve të Lidhjes”. Ai premtim, neni X i paktit, ishte vepër e presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Udrou Uillson. Edhe pse kjo organizatë dështoi, ky nen është rikthyer në vëmendje pas pushtimit të Ukrainën nga Rusia.