Kjo është droga që u kap një ditë më parë në kryeqytet, një nga sasitë më të mëdha të drograve të forta që është sekuestruar nga policia e Tiranës. Personat në foto, Mirand Herri dhe Luftim Hoxha u mbajtën prej ditësh nën vëzhgim, teksa u kapën në befasi duke transportuar drogën pranë kthesës së Kamzës në Tiranë.