Top News – Si u ekzekutua ‘kumbari’ i Shkodrës/ 40 plumba u derdhën mbi Bardhok Pllanajn
05/04/2021 09:22

Bardhok Pllanaj u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në një atentat mafioz. Vrasësit i kishin bërë pritë në lagjen Dobracc, ndërsa e kishin ndjekur për më shumë se 150 metra. Vrasja është kryer nga makina, ndërsa autorët pas krimit, në pamundësi për t’u larguar më tej për shkak të trafikut kanë djegur makina pak metra larg vendit të ngjarjes. Mbi Bardhok Pllanajn janë derdhur mbi 40 plumba kallashnikovi, ndërsa ekspertët e Policisë thonë se vrasja ka qenë e planifikuar për 46 vjeçarin, i njohur ndryshe dhe me nofkën “Kumbari i Shkodrës”. Përveç kësaj, Pllanaj ishte shpallur në kërkim nga policia për atentatin ndaj efektivit të ‘Shqiponjave’, Albert Pjetri, ngjarje e ndodhur vetëm katër muaj më pare. Ende pa kaluar lagjen e tij, një mjet “Volksëagen Passat” me targa italiane, i preu rrugën “Kumbarit” dhe zbrazi 40 plumba kallshnikovi mbi të duke e lënë të vdekur në vend. Por e pafikur, makina vijoi të ecte derisa u përplas me murin e një biznesi. Policia rrethoi zonën duke varur shpresat tek shenjat që mund të jenë lënë brenda mjetit të djegur dhe armëve të zjarrit. Për herë të fundit, emri i Pllanajt, “Kumbarit” të Shkodrës, u përmend në media për sulmin me armë zjarri ndaj lokalit në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Krimi ndodhi afër shtëpisë së Pllanajt, ndërkohë, që ulurimat therëse të vajzës së tij janë dëgjuar thuajse nga të gjithë.

Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41
Top Channel/ Turqia, alarm nga zjarret. 7 fshatra të evakuuar. U shkrumbuan 110 mijë hektarë tokë
17/08 22:39
Top Channel/ Rubio: Paqja mund të mos vijë. Sekretari i rikthehet tezës së sanksioneve për Moskën
17/08 22:31
Top Channel/ BE me plan në Washington. Zelensky i frikësuar para takimit me Putin
17/08 22:29
Top News – Trump harroi menynë te printeri. Agjenda e takimit me Putin u gjet në një hotel në Alaska
17/08 21:00
Top News – Europa udhëton me Zelenskin në SHBA. Starmer, Macron e Merz do jenë te takimi me Trump
17/08 21:00
Top News – SHBA ndalon vizat për palestinezët. DASH merr vendim pas lobimit të ekstremistëve
17/08 20:24
Top Channel/ Vr*sja në Maliq. Autori pendohet, por mbetet në burg
17/08 20:15
Top Channel/ Testimi i mjekësisë zgjat 5 ditë. Në garë 500 studentë
17/08 20:13
Top News – Vrau bashkëmoshatarin. Pendohet 14-vjeçari, gjykata e lë në burg bashkë me të atin
17/08 19:54
Top Channel/ Polici hero Alfred Zhupani rrezikon jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh
17/08 19:51
Top Channel/ Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin
17/08 19:43
Top Channel/ Shqiptarët“lamtumirë”Anglisë! Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan
17/08 19:41
Top Channel/ V*asja në Korçë, gjykata jep masat për të akuzuarit! Flet avokati
17/08 18:01
Top Channel/ Kardiokirurgjia e re/ Do të hapet spitali i ri me dy shërbime të rëndësishme në QSUT
17/08 15:16
Top Channel/ Masa për vr*sjen e 14-vjeçarit/ Nis seanca në Korçë për masën e sigurisë ndaj autorit dhe pesë personave të tjerë
17/08 15:06
Top News- Vr*sja e 14-vjeçarit në Korçë, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë
17/08 14:49
Top News- Konflikt i dhunshëm në Durrës/ Plagoset në kokë një person, autori në pranga
17/08 14:46
Top News- Bllokohen 35 mjete lundruese/ Kontrolle nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit
17/08 14:45
Top Channel/ Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, sot seanca
17/08 14:09