Pas miratimit të ndryshimeve të reja në kodin Zgjedhor që i hap rrugë votës së emigrantëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për mundësimin e kësaj të drejte. Për këtë KQZ ka publikuar projektvendimin, në bazë të cilit parashikohen ato që mund të konsiderohen si ‘rregullat e lojës’ për shqiptarët që duan të votojnë nga jashtë vendit.