Qeveria italiane po shqyrton manovra ligjore se si të shmangë bllokadën e gjykatave vendase për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë për emigrantët. Opsionet në tryezë nuk janë të shumta dhe njëri prej tyre, siç shkruajnë mediat italiane është transformimi juridik i këtyre dy qendrave, nga qendra pritjeje për emigrantët që kapen në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut, në qendra strehimi për emigrantët me status të paligjshëm që kapen në Itali dhe për të cilët ka një vendim dëbimi.