Polonia po përgatit një manual se si të përballohet një luftë ose një rast fatkeqësie natyrore, tha për Reuters një zyrtar i ministrisë së brendshme, me qëllim forcimin e rezistencës kombëtare mes pasigurisë së shtuar rajonale, përfshirë konfliktin në Ukrainën fqinje.Broshura prej 40 faqesh, e titulluar "Udhëzuesi i sigurisë", jep këshilla për sigurimin e ujit të pastër, reagimin ndaj sulmeve ajrore ose ndërprerjeve të energjisë dhe gjetjen e vend-strehimeve kundër bombave, si pjesë e fushatës së parë të ndërgjegjësimit publik të këtij lloji në Poloni në dekada.