Informacionet e Shërbimit Informativ shtetëror për sulmet kibernetike që kanë përfshirë një dikaster ekonomik shtetëror, por edhe një operatori tjetër ekonomik janë duke u hetuar nga prokuroria. Një grup prokurorësh dhe oficerësh të Policisë gjyqësore kanë marrë çdo të dhënë lidhur me dosjet që bëjnë fjalë për sulmin e muajit maj 2020, kur është identifikuar se kishte të bënte në drejtim të rrjetit informatik të një dikasteri ekonomik shtetëror.