Top News – Kufizimet e BSh nuk frenojnë kredinë. Huaja për shtëpitë, gjysmë miliard euro në 9 muaj
03/11/2025 13:54

Kredia e re për shtëpi u rrit me 25 për qind nga janari në shtator të këtij vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja vijoi edhe në periudhën korrik-gusht-shtator, që përkon me kohën kur hynë në fuqi masat shtrenguese të saj për kufizimin e kredisë për shtëpi. Statistikat e Bankës tregojnë se në tremujorin e tretë, sektori bankar dha gjithsej gati 140 milionë euro, një rritje me 15 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vlera, të dhënat e Bankës tregojnë se në nëntë muajt e parë të këtij viti bankat e nivelit të dytë kanë shpërndarë gati gjysmë miliardi euro për kredi shtëpie, ose 100 milionë euro më shumë se sa shifra e dhënë përgjatë së njëtës periudhë të vitit të kaluar. Në korrik hyri në fuqi rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë, që cakton raportin tavan të kredisë në 85 për qind të vlerës së pronës për shtëpinë e parë dhe 80 për qind të vlerës për shtëpinë e dytë. Ky kufi është për kreditë në lekë, ndërsa për kreditë në euro, ose dollarë tavani është përkatësisht 75 dhe 70 për qind.

Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38