Për të ndalur fluksin e emigrantëve të dërguar nga Minsku në BE, Polonia po ndërton një mur 5 metra të lartë në kufirin e saj me Bjellorusinë. 135 kilometra nga 180 kilometrat kufi mes dy vendeve, janë ndërtuar tashmë. I gjithë muri do të përfundojë në fund të qershorit. Ai do të pajiset me kamera dhe sensorë elektronikë.