Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat, ka sqaruar operacionin, ku janë arrestuar disa efektivë, të dyshuar në përkrahje të personave që ndihmojnë në trafikimin e refugjatëve. Teksa bëri me dije shumën e parave të sekuestruar, njftoi se kjo shumë kapte vlerën e 1 mn eurove. Në këtë konferencë, Rrumbullaku u pyet nga gazetarët për ecurinë e hetimeve për Ervis Martinaj, ndërsa drejtori ka zgjedhur të mos përgjigjet.