Kreu i Komitetit ushtarak të aleancës së NATO-s, Rob Bauer ngriti të enjten alarmin se Rusia po mundohet të destabilizojë ushtarakisht Ballkanin. Admirali holandez deklaroi gjatë konferencës së Kartës SHBA-Adriatik në Budva, vetëm një ditë pasi Putin njoftoi për mobilizimin ushtarak se Rusia ka dështuar që të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë. Sipas tij, Rusia, por edhe Kina, mundohen që të shfrytëzojnë çdo mundësi për të thelluar ndarjet dhe konfliktet, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.