Top News/ Largohuni urgjentisht nga Libani! ’Lufta te pragu’, paralajmërohen qytetarët perëndimorë
30/07/2024 15:36

Një përpjekje e furishme diplomatike për të penguar Izraelin që të sulmojë Bejrutin, si përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës me raketa në lartësitë e Golanit, ka nisur që të hënën, ndërsa qeveritë e Britanisë së madhe, Gjermanisë, Francës dhe shteteve të bashkuara të amerikës kanë lëshuar paralajmërime udhëtimi për qytetarët e tyre, duke u bërë thirrje që të largohen sa më shpejt nga Libani ose të shmangin udhëtimet atje. Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy tha se zhvillimet e ngjarjeve ishin "të shpejta" dhe se shtetasit britanikë janë këshilluar "të largohen nga Libani dhe të mos udhëtojnë në vend". Në udhëzimet e saj të udhëtimit, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi se ngjarjet në rajon mund të përshkallëzohen me "paralajmërim minimal apo edhe pa paralajmërim" dhe të pamundësojnë më pas largimin nga vendi. “Mos shpresoni që do të jemi në gjendje t’ju evakuojmë në rast urgjence”, shtoi ai. Ambasada amerikane në Bejrut, postoi një video në X ku u thuhej amerikanëve në liban që të hartojnë një plan veprimi për krizën dhe të largohen para shpërthimit të saj. Disa fluturime për në dhe nga aeroporti ndërkombëtar i Bejrutit janë anuluar këtë javë, me kompaninë jordaneze, Royal Jordanian, që u bë më e fundit që pezulloi fluturimet. Uashingtoni është në garë për të shmangur një luftë të plotë mes Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah të mbështetur nga Irani, pasi sulmi në Golanin e pushtuar nga Izraeli vrau 12 të rinj në fundjavë. Izraeli dhe SHBA kanë fajësuar Hezbollahun për sulmin me raketa, megjithëse grupi ka mohuar përgjegjësinë.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53