Besnik Pjetri, autori i krimit të dyfishtë në Lezhë dyshohet se kishte kohë pa takuar vajzat e tij. Për këtë arsye ka vendosur të hakmerret ndaj babë e bir, Pjerin dhe Gent Përjaku. Ndërkohë grupi hetimor ka mundur të zbardhë dhe dinamikën e plotë të krimit tronditës. Autori ka pritur deri në momentin kur ish-vjehrri dhe ish-kunati i tij u kthyen në banesën e tyre, pas një darke familjare.