Ndërsa NATO-ja përgatitet të mblidhet të martën në një takim treditor në Uashington për të kremtuar 75-vjetorin e saj, ajo po përforcon mbështetjen për Ukrainën në luftën me Rusinë. Gjatë një konference për shtyp me një grup gazetarësh, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se të gjitha vendet anëtare të NATO-s duan paqen dhe kjo mund të arrihet nëse presidenti rus Vladimir Putin, e kupton se nuk mund të fitojë në fushën e betejës.