A mund të përfitojë Vladimir Putin nga bllokada që ka vendosur Turqia për përfshirjen e Finlandës dhe Suedisë në aleancë. Zyrtarisht, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës për ato që ai pretendon se janë arsye sigurie. Turqia pretendon se të dy vendet, dhe Suedia në veçanti, strehojnë luftëtarë nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është cilësuar një grup terrorist në Turqi. Diplomatët e NATO-s janë të ndarë nëse besojnë se Turqia do të tërhiqet përpara samitit të korrikut.