Paulin Kacci I cili u përfshi në një sherr me familjen e ish-gardistit Martin Nikolla ka dhënë një intervistë për emisionin Breaking në Top Neës. Ai ka ngritur dyshime sesi familja e gardistit ka marrë certifikatën e pronësisë së tokës dhe familja Kacci nuk e ka marrë, pavarësisht se ndodhen afër me njëri-tjetrin. Ndër të tjera, ai deklaroi se ndihen të kërcënuar nga familja Nikolla, për këtë arsye kërkoi mbrojtje nga shteti.