Top News – Si janë ndarë organizatat kriminale/ Por, kush ka përfituar më shjumë prej tyre
18/05/2021 11:02

Për dekada me radhë, në Shqipëri edhe për shkak të një drejtësie shumë më të brishtë se vetë demokracia, por edhe për shkak të korrupsionit në gjyqësor e organe hetimi më shumë janë gjykuar korrierë sesa kapobandat. Një tjetër vështirësi e fillimit të veprimtarive kriminale të organizatave kriminale lidhet edhe me faktin se vendimet e gjykatave mbështeten në datat në të cilat janë zbuluar aktet kriminale të tyre, dhe jo kur organizata ka flluar veprimtarinë. Dhe data e kryerjes së një akti kriminal ndodh pasi organizata kriminale ka pasur një kohë të konsiderueshme në të cilën është formuar dhe vendosur për të zhvilluar veprimtarinë kriminale. Në këtë kontekst, fllimet e organizatave kriminale janë më të hershme se koha e dokumentimit të veprës së parë kriminale të tyre të provuar në gjykatë nga prokuroria. Kështu, organizatat kriminale janë ndarë në dy kategori në organizata kriminale “afatgjata”, dhe ato me një “afat të shkurtër” kohor. Dhe në pjesën e fundit të këtij seksioni raporti fokusohet në analizën e tipologjisë së “rrjetit kriminal” i cili është dhe forma më e përhapur e grupeve kriminale pas vitit 2005. Fillimet e organizatave kriminale “afatgjata” janë të lidhura shumë me kontekstin vendor, pasi e gjithë veprimtaria e tyre është më e përhapur në zonat ku ato kanë kontroll. Arsyet e formimit të organizatës janë të ndryshme. Ka pasur raste që strukturimi i një grupimi kriminal në formën e një organizate kriminale është bërë për vetëmbrojtje nga përplasjet me organizatat e tjera. Ka gjithashtu raste kur disa grupime të vogla janë bashkuar në një organizatë të madhe për të lufuar grupin rival. Dhe kjo organizatë shpërbëhej përsëri pasi arrihej ky qëllim, pra eleminohej drejtuesi i bandës kundërshtare. Për shembull, në rastin e të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”, kjo organizatë është krijuar nga bashkimi i dy grupeve të ndryshme që vepronin në qytetin e Durrësit në vitin 1998. Një shkak tjetër tipik i cili kthehet në motivin kryesor të formimit të organizatës kriminale “afatgjatë” është hakmarrja. Në këto raste, zakonisht pikënisja e organizimit kriminal fllon me vrasjen e një të afërmi të kryetarit të ardhshëm të organizatës nga një grup tjetër, dhe ky “i dëmtuar” krijon një organizatë kriminale për të eleminuar grupin tjetër. Pra organizata kriminale vepron si strukturë sociale “protektore”.

Top Channel/ Prangosen “skifterët” shqiptarë dhe britanikja, zbulohen grabitjet me vlerë 1 mln paund
04/07 22:50
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI Shqiptare, 2.4 km vrap dhe pompa pwr shefin e ri i BKH
04/07 22:24
Top News – Aksident tragjik në Shkodër. Kamioni përplas familjen, ndërron jetë 37 vjeçari
04/07 22:19
Top Channel/ Durrës, PD humb më shumë se PS/ Rinumërimi, ish-prokurorit Ndoja i hiqen 88 vota
04/07 22:19
Top News – Apeli pranon kërkesën e SPAK. Ashpërsohet dënimi për tre të akuzuar për drogë
04/07 19:49
Top Channel/ Aksident tragjik në Shkodër! Humb jetën babai i dy fëmijëve
04/07 19:48
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI shqiptare, shefi i ri i BKH duhet të jetë edhe… atlet!
04/07 19:43
Top News – Alibej përballet me Dervishajn. Plani i hakmarrjes dhe atentati ndaj ish prokurorit
04/07 19:33
Top News – Kuvendi mbylli punimet. Spiropali: Parlamenti i një vendi europian, do godinë të re
04/07 18:04
Top News – Skema e mashtrimit e ‘Bankers’: Miliona euro për puse të reja, por prodhimi nuk u rrit
04/07 18:03
Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14