Klea Huta dhe Elgit Doda thuajse gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të projekteve të tyre, por edhe të jetës private, të cilën shpesh herë e reklamojnë në rrjetet sociale. Mbrëmjen e së mërkurës, Klea Huta ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli rreth shumë gjërave, duke filluar nga jeta private, martesa me Elgitin, por edhe për marrëdhënien që ajo ka me prindërit e bashkëshortit.