Nuredin Dumani ka rrëfyer detaje tronditëse nga e shkuara e tij kriminale dhe arsyet që e shtynë të bashkëpunojë me drejtësinë, në një dëshmi të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha në “Exclusive”. I penduari i drejtësisë tregoi se pas daljes nga burgu kishte mësuar për vrasjen e ish-shefit të policisë Dritan Lamaj, për të cilin pretendon se e kishte dhunuar gjatë arrestimit. Dumani deklaroi se ishte ndier i kënaqur për ekzekutimin e tij dhe se bisedën për këtë ngjarje e kishte bërë me Henrik Hoxhën, të cilin e konsideronte “vëlla gjaku”.