Humbja e jetës së këngëtarit të njohur grek, Giorgos Mazonakis ka nisur një sagë pretendimesh dhe hetimesh, duke ngritur pikëpyetje të mëdha sa i përket trajtimin mjekësor që ai mori në klinikën, ku edhe dha frymën e fundit. Në qendër të hetimeve janë tashmë disa dilema të forta mbi kronologjinë e ngjarjes, praninë e mjekëve në klinikë dhe trajtimin që iu dha këngëtarit në minutat kritike. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, në orën 16:23 është telefonuar shërbimi i urgjencës për një pacient 55-vjeçar, i cili raportohej pa shenja jetësore dhe ndaj të cilit po kryhej reanimim kardiopulmonar. Sipas raportimeve, ekipet e emergjencës kanë gjetur në klinikë mjekun, duke kryer reanimimin e Mazonakisit.