Prokuroria Eneid Nakuçi ka kaluar përgjegjësinë te, gjykatat, policia gjyqësore dhe policia e shtetit për dështimin në hetimin e dosjes ‘Shpirti’. Përcjellja e fajit te këto dy struktura hetimore, që në këtë dosje kanë qenë në varësi të urdhërave të tij është bërë gjatë mbrojtjes që prokurori ka bërë para komisioneve të vettingut më 6 qershor të 2019-s.