Top News – Si e ‘ndihmoi’ Kurti Vuçiçin!/ ‘New York Times’- Serbia, fiton nga tensionet
10/06/2023 19:22

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan përsëri në qendër të Beogradit duke kërkuar largimin e menjëhershëm të presidentit serb, Aleksander Vucic. Kjo është protesta e 6-të të të rinjve serbë që kërkojnë dorëheqjen e kreut të shtetit, pasi e cilesojne atë si përgjegjës për dy sulmet masive që u regjistruan në fillim të muajit maj. Mirëpo, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit, Vuçiç urdhëroi ushtrinë në gatishëri të lartë, duke e zhvendosur atë ne vëri të Kosovës. Prestigjiozja New York Times i ka kushtuar një artikull të gjatë presidentit serb dhe mënyrave se si ai ka arritur të heqë vëmendjet nga cështjet e brendshme. Analiste dhe aktiviste te opozitës serbe tregojnë për gazetën prestigjioze “ndihmësin” kryesor të president vucic për të arritur këtë qellim, dhe sipas tyre nuk është askush tjetër veçse Albin Kurti. Referuar New York Times, vendimi i kryeministrit të Kosovës për të vendosur kryetarët e rinj shqiptar me shoqërimin e forcave speciale në ndërtesat komunale, duke shkaktuar përplasje me serbët lokalë, ka ndihmuar Vucic të zhvendosë vëmendjen e Beogradit të tensionet e krijuara. “Tensionet në Kosovë e ndihmojnë vetëm Vuçiç duke ngjallur pasionet për territorin që shumica e serbëve e shohin si pjesë të vendit të tyre”. Kështu deklaroi Milomir Mandiçit, menaxher i përgjithshëm i grupit “Demostat”, një grup kërkimor. Të njëjtin qëndrim ka pasur dhe Pavle Gërboviçi, deputet i opozitës në Serbi, anëtar i Lëvizës së Lirë të Qytetarëve, i cili ka ndihmuar për organizimin e protestave në Beograd. “Kurti vazhdimisht po e ndihmon Vuçiç. Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozicionin e Serbisë në Kosovë dhe për Vuçiç se sa Kurti”- tha ai për New York Times.

Top Channe/ Zjarret në Pishporo, zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Fier
28/09 12:50
Top Channel/ Atentati në Dukagjin, babë e bir u qëlluan me breshëri plumbash
28/09 12:49
Top Channel/ Zbardhen 6 vrasje, krime të bandës së Laert Haxhiut,12 të arrestuar
28/09 12:48
Top News – Emrat, kush janë ‘vrasësit e punësuar’ nga Laert Haxhiu
28/09 12:46
Top Channel/ Trajleri përplas motorin, plagoset rëndë shoferi në aksin Lezhë-Laç
28/09 12:28
Top Channel/ Aksioni i policisë në Elbasan, në shënjestër grupi kriminal që bënte vrasje
28/09 12:27
Top Channel/ Artan Tafani zbërthen ngjarjet/ Cilët janë 12 të arrestuarit gjatë megaoperacionit
28/09 12:24
Top News – Rrëfehet i penduari Artan Tafani/ Nga Greqia në Shqipëri, 6 vrasje që nga viti 2018
28/09 11:58
Top News – Paketa e Sigurisë në Shkolla / Balla- Askush s’mund të bëjë biznes me shëndetin nxënësve
28/09 11:16
Top News – Kamioni merr para motorin në aksin Lezhë-Laç, në gjendje të rëndë shoferi
28/09 11:10
Top Channel/ Flakët po përpijnë pyjet në Pishporo të Fierit, zjarrfikësit në betejë me vatrat
28/09 11:05
Top News – Zbardhen 6 vrasje të bujshme/ I penduari i drejtësisë fundos bandën e Laert Haxhiut
28/09 11:05
Top Channel/ Shqipëria, 50% më shumë vaj ulliri në Itali në 8 muaj
28/09 10:52
Top News- Vijon zjarri në pyjet në Fier/ Forcat e armatosura aksion për shuarjen e flakëve
28/09 10:48
Top Channel/ Droga shkatërron më shumë të rinjtë/ Mjekët: Ju dëmton kujtesën, ju ul inteligjencën
28/09 10:09
Top News- Zbardhet atentati në Dukagjin/ Breshëri plumbash ndaj babë e bir, 4 në kërkim
28/09 09:54
Top Channel/ Policia zbardh 6 vrasje/ Arrestohen 15 persona pas dëshmisë së një bashkëpunëtori
27/09 23:52
Top Channel/Një i vrarë, një i plagosur/Atentat në Dukagjin,babë e bir qëllohen me breshëri plumbash
27/09 23:21
Top Channel/ Rama takon Melonin/ Pensionet e emigrantëve, hekurudhat, korridori 8 dhe vajin e ullirit
27/09 22:25
Top Channel/ Atentati në Dukagjin/ I plagosuri në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës
27/09 22:20