Top News – Si doni të duken Eurot e reja… / Ikona të operës apo zogj, BQE ‘hap konkursin’
24/07/2026 14:15

Banka Qendrore Evropiane ka zbuluar dhjetë dizajne finaliste për kartëmonedhat e ardhshme euro. Temat e kulturës dhe natyrës sjellin Leonardo da Vinçin, Maria Callasin, Beethovenin, Marie Curie-n dhe zogjtë që simbolizojnë biodiversitetin e Evropës. Dhe do të jenë vetë qytetarët evropianë ata që do të kenë fjalën e fundit. BQE prezantoi të enjten 10 dizajnet finaliste për kartëmonedhat e reja. U shqyrtuan më shumë se 1,200 propozime, por në fund dolën dy tema kryesore, që pasqyrojnë identitetin e kontinentit: kultura evropiane dhe pasuria e natyrës. Nga njëra anë janë figura që kanë lënë gjurmë në historinë e artit, muzikës, shkencës dhe letërsisë. Nga ana tjetër janë lumenjtë dhe zogjtë që kalojnë kufijtë e kontinentit, simbole të biodiversitetit të Evropës dhe nevojës për ta mbrojtur atë. Dizajnet finaliste u prezantuan nga Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, e cila i ftoi evropianët të merrnin pjesë në zgjedhjen e pamjes së re të euros. Përmes një ankete të publikuar në faqen e internetit të BQE-së, qytetarët mund të shprehin preferencat e tyre dhe të ndihmojnë në formësimin e vendimit përfundimtar. Pasi të përfundojë konsultimi dhe të zgjidhet dizajni fitues, BQE do të kalojë në hapat teknikë të nevojshëm për të prodhuar kartëmonedhat e reja, të cilat janë planifikuar të hyjnë në qarkullim nga fundi i vitit 2026.

Top Channel/ Protestuesit shkatërrojnë dritaret e Kryesisë së Kuvendit, hipin mbi to dhe i godasin
16/10 17:00
Top Channel/ “Bashkohuni me ne”, protestuesit dhe policia qëndrojnë ballë për ballë
16/10 16:59
Top News – Dhunuan studentët. Demo urdhëron pezullimin e dy policëve të komisariatit nr.3
16/10 16:58
Top Channel/ Protesta, xhamat e thyer në trotuar dhe mesazhe të varura nga bizneset
16/10 16:58
Top Channel/ Protestuesit vendosen te Ministria, policia në grup, lënda piroteknike i plas te këmbët
16/10 16:57
Top Channel/ I riu dhunohet nga efektivët, polici e godet me shqelm dhe pasi ishte i shtrirë në tokë
16/10 16:54
Top News- Tërhiqet autoboti i ujit në Rrugën e Durrësit, protestuesit zhvendosen te Min. e Ekonomisë
16/10 16:31
Top News- Përplasjet në protestën e së enjtes/ 56 të arrestuar, 97 të tjerë procedohen penalisht
16/10 16:29
Top Channel/ Policia dialog me protestuesit/ Turma drejtohet tek Kryeministria
16/10 16:27
Top Channel/ “Bashkohuni me ne, Rama jep dorëheqjen”, vijon protesta në Rrugën e Durrësit
16/10 16:27
Top Channel/ Autoboti i ujit zmbrapset te Ministria e Arsimit, vijon protesta
16/10 16:25
Top Channel/ Policia dialog me protestuesit/ Qetësohet situata tek Ministria e Ekonomise
16/10 16:25
Top Channel/ Pamje me dron! Policia gardh, protestuesit i afrohen pranë skafandrave
16/10 16:25
Top Channel/ Tensionohet protesta! Policia shpërndan me gaz lotsjellës të rinjtë
16/10 16:23
Top Channel/Policia shpendarn me gaz lotsjelles te rinjte prane ministrise se arsimit
16/10 16:22
Top Channel/ Atentati, katër të dyshuar/ Dy të ndaluar e dy në kërkim për vrasjen në Gjirokastër
16/10 15:58
Top Channel/ Bizneset në frikën e sulmeve. Dyqanet ulin qepenat dhe boshatisin raftet
16/10 15:52
Top News- Krim brenda familjes në Vaun e Dejës/ Burri godet bashkëshorten me çekiç në kokë
16/10 15:44
Top News – ‘Zelenski po shkatërron Ukrainën’ / Trump: Udhëheqësi ukrainas më i vështirë se Putini
16/10 15:43
Top Channel/ Në fakultete vijon pezullimi i mësimit, Mark Marku mbështet studentët
16/10 15:30