Top News – Si do i joshë Gjermania të rinjtë!/Ligji për emigrantët, nga gjuha te bashkimi familjar
21/12/2022 15:59

Bundestagu gjerman ka miratuar me shumicë votash ndryshimet në ligjin për të drejtën e qëndrimit dhe azilit duke i mundësuar ekonomisë më të madhe të Evropës të thithë tw rinjtw e kualifikuar nga Ballkani dhe Shqipëria. Ndryshimet, të cilat u miratuan në fillim të këtij muaji, më 2 dhjetor 2022, përfshijnë lehtësimin e fitimit të vendbanimit për ata pa status të sigurt dhe lehtësimin e mundësisë së të rinjve që kanë qenë në Gjermani për të paktën tre vjet për të vazhduar qëndrimin aty më tej, Në të njëjtën kohë, parlamenti ka miratuar edhe një ligj sipas të cilit procedurat e aplikimit për azil do të përshpejtohen dhe në këtë mënyrë do të pastrohet numri i kërkesave të mbetura. Ata që nuk kanë status të sigurtë qëndrimi tani kanë një shans. Ligji i ri do t’u mundësojë atyre që kanë qëndruar në Gjermani për një periudhë të paktën pesëvjeçare dhe që nuk kanë status të sigurt qëndrimi deri më 31 tetor 2022, të fitojnë të drejtën e qëndrimit për një vit e gjysmë (18 muaj). Përgjatë këtyre 18 muajve, të njëjtit do të mund të aplikojnë për të drejtën e përhershme për të qëndruar në Gjermani dhe të dëshmojnë se plotësojnë kushtet e përcaktuara, duke përfshirë këtu aftësitë gjuhësore dhe të kuptuarit e kulturës dhe mënyrës së jetesës gjermane. Të rinjtë e integruar mirë që kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani vetëm pas 3 vjetësh Ndryshimet e reja në ligjet e imigracionit në Gjermani do t’i lejojnë 27-vjeçarët dhe ata më të rinj të qëndrojnë në Gjermani më shpejt nëse tregojnë se janë përshtatur me kulturën gjermane dhe kanë mësuar gjuhën.

Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24