Top News – Si bota e priti 2025…Spektakle dritash e përqafime nga Sidney në Rio de Janeiro
01/01/2025 12:53

Nga Sydney në Mumbai, nga Paris në Rio de Zhaneiro, njerëzit në mbarë botën mirëpritën 2025-ën me shfaqje spektakolare fishekzjarresh, përqafime dhe zhytje në ujë të akullt. Topi i natës së Vitit të Ri ra në Times Square, të Nju Jorkut, ku mijëra njerëz ishin mbledhur pavarësisht shiut të dendur për të festuar ardhjen e vitit 2025. Turmat brohoritën dhe çiftet u puthën kur topi që peshon pothuajse 6 ton, me 2,688 trekëndësha kristali, ulej. Vendet në pjesën jugore të oqeanit Paqësor ishin të parat që hynë në Vitin e Ri, me mesnatën në Zelandën e Re që erdhi plot 18 orë përpara Nju Jorku të prekte 2025-ën. Aucklandi, ishte qyteti i parë i madh që shpërtheu në festë, me mijëra njerëz që u mblodhën në qendër të qytetit ose u ngjitën në majat vullkanike të qytetit për të parë sa më mirë spektaklin e fishekzjarreve. Më shumë se 1 milion njerëz u vlerësuan se kishin dalë për të parë fishekzjarrët tradicionalë në gjirin e sidneit, ndërsa Australianët pritën 2025-ën. Hong Kongu, Tajvani, Malajzia dhe Japonia e pritën të gjithë vitin e ri me festa e spektakle fishekzjarresh. Azia ndërkohë përgatitet të presë vitin e gjarprit, sipas zodiakut të saj, që është paralajmëruar si viti i rilindjes. Në Korenë e Jugut, festimet u ndërprenë ose anuluan gjatë një periudhe zie kombëtare pas rrëzimit të së dielës së një avioni që mori 179 jetë njerëzish. Në Indi, mijëra njerëz u mblodhën në shëtitoren e zhurmshme të Mumbait, përballë detit, për të festuar. Në Sri Lanka, njerëzit u mblodhën në tempujt budistë për të ndezur qirinj dhe shkopinj temjani e për t'u lutur. Në Dubai, një tjetër histori; mijëra njerëz ndoqën një shfaqje fishekzjarresh në Burj Khalifa, rrokaqiellin më të lartë në botë. Dhe nuk mund të anashkalohet pritja e vitit të ri në Brazil, me festën më të famshme nga të gjitha, atë në copacabana të rio de janeiros. Spektakli i fishekzjarreve zgjati 12 minuta dhe mijëra njerëz, edhe në anija turistike dhe varka të vogla, panë shfaqjen nga deti. Turma pritej të kalonte 2 milionë njerëzit.

Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30