Rreth 200 fëmijë kanë vdekur nga dëmtimi akut i veshkave në Indonezi pasi kanë konsumuar një shurup kundër kollës i cili është ndaluar tanimë në pjesën më të madhe të botës. Po ashtu, fëmijë që janë sëmurur pasi kanë konsumuar shurupin e kollës Tyno, tw prodhuar nga Maiden Pharmaceuticals, janë raportuar në Gambia dhe Uzbekistan. Safitri Puspa, 42, nëna e 8 vjeçari që ndërroi jetë për shkakt të këtij shurupi, ka qënë ndër të parat që ngriti një padi kundër qeverisë indoneziane dhe kompanisë që e prodhoi për nxjerrjen në treg dhe shitjen e shurupit në Indonezi.