Pas reformës në drejtësi, Kryeministri Edi Rama i ka qëndruar përgjithësisht larg tundimit të politikanëve për të sulmuar organet e reja të sistemit, sidomos SPAK-un. Prokuroria e Posaçme ka qenë tabelë qitjeje nga opozita, madje edhe nga elementë të mazhorancës, ndonëse me doza më të buta kritike.