Seanca dëgjimore në komisionin hetimor për TIMS-in me tre dëshimtarët e parë zgjati deri në mesnatë. Mbledhja e komisionit u shoqërua me tensione dhe debate mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Përplasjet u sinjalizuan që në nisje, kur kryetari i Komisionit Ervin Salianji u përplas me nënkryetarin, Toni Gogu nëse seanca duhej të ishte publike, apo jo.