Top News – Shumë të vogla për tu skuqur / Patatja sa një top ping-pongu, thatësira dëmton bujqit
26/08/2026 14:07

Mathieu Comijn inspektoi rreshtat e patateve në një arë duke nxjerrë nga toka zhardhokë që ishin të mëdhenj jo më shumë se një top Ping-pongu. "Si mund të bëhen patate të skuqura me këto?" pyeti fermeri belg i frustruar. "Normalisht, ato duhet të jenë të paktën katër herë më të mëdha," thotë ai. Ashtu si shumë fermerë belgë këtë verë, të korrat e Comijn në Amay, pranë qytetit lindor të Liezhit, janë goditur nga një kombinim shkatërrues i ekstremeve të motit. Së pari, një valë shirash të rrëmbyeshëm dhe stuhish në fund të pranverës dobësuan tokën. Pastaj, si kudo në Evropë, pasuan kushte jashtëzakonisht të nxehta dhe të thata, të cilat shkencëtarët ia atribuojnë ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Kjo bëri që toka të ngurtësohej dhe patatet nuk mund të merrnin frymë sic duhet dhe të rriteshin, shpjegon fermeri. "Është një katastrofë," thotë 30-vjeçari. "Nuk kam parë kurrë diçka të tillë." Problemi për Comijn është se të gjitha këto rreshta me patate Bintje, një varietet i çmuar në Belgjikë, ishin të destinuara të bëheshin patate të skuqura të gjata e të arta, një ushqim shumë i dashur në një vend të mbushur me tezga rruge të specializuara për këtë lloj produkti. Megjithatë, vetëm një muaj para korrjes, e cila zakonisht bëhet rreth 20 shtatorit, asnjë patate nuk është më e madhe se pëllëmba e dorës së tij. E vetmja anë pozitive është se shija e tyre nuk është prishur.

Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10