Top News – ‘Shumë nxehtë në frontin lindor!’ Ukraina ‘shuplakë’ Rusisë, çliron fshatin strategjik
28/08/2023 15:33

Ukraina tha të hënën se trupat e saj kishin cliruar fshatin jugor Robotine dhe se po përpiqeshin tani të shtyheshin akoma më në jug, në kundërsulmin e tyre kundër forcave ruse. Ushtria e Ukrainës tha javën e kaluar se forcat e saj kishin ngritur flamurin ukrainas në fshatin strategjik por se po vazhdonin të kryenin operacione pastrimi atje. Forcat ukrainase besojnë se ata kanë thyer kështu linjën më të vështirë të mbrojtjes ruse në jug dhe thonë se tani do të fillojnë të avancojnë më shpejt. “Robotine është cliruar”, tha zëvendës ministrja e mbrojtjes Hanna Maliar. Fshati ndodhet 10 km në jug të qytetit të Orikhivit në rajonin e zaporizhias, në një trajektore të rëndësishme drejt Tokmakut, një rrugë dhe linjë hekurudhore shumë e rëndësishme për rusinë në zonën e okupuar prej saj. Marrja e Tokmakut do të ishte një arritje e madhe ndërsa trupat ukrainase po tentojnë të shtyhen në jug, drejt detit azov, në një përpjekje ushtarake që ka si qëllim të ndajë forcat ruse në dysh. Suksesi i Ukrainës në rimarrjen e Robotines, që rusia nuk e ka konfirmuar, pason raportet në media të një takimi këtë muaj, të shefave ushtarakë të NATO-s dhe gjeneralit më të lartë ukrainas për rishikimin e strategjisë ushtarake të vendit. Forcat ukrainase po ashtu po luftojnë kundër trupave ruse edhe në ukrainën lindore dhe progresi ka qenë atje më i ngadaltë nga sa ishte pritur për shkak të përballjes me mina pa fund toke dhe llogore ruse. Maliar e cilësoi situatën në fushëbetejë në lindje, shumë të nxehtë dhe tha se trupat ruse po mbledhin forcat e po rigrupohen dhe moska po synon të dërgojë trupat më të mira të saj atje.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09