Top News – Shuma e lekëve që kërkon nga prindërit/ Vokshi nxjerr mesazhet e drejtoreshes së shkollës
29/01/2021 16:11

Drejtoresha e shkolles 9 vjecare, ‘Jeronim de Rada’ iu ka kërkuar prindërve të japin para për pajisje mesimore dhe laboratorike, pasi shkolla nuk ka asnje kusht. Ky eshte denonicimi qe ka bere ish-deputetja e PD-së, duke ngritur pyetjen se ku shkuan 30 mln $ që mbledh çdo vit bashkia. “Jam sot këtu para shkollës 9 -vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë. Të gjithë e mbajnë mend që në 13 shtator kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nxitoi që të inauguronte me bujë rikonstruksionin e kësaj shkolle me fondet e vendit mik, të Katarit. Çdo familjar, çdo prind paguan çdo muaj bashkë me faturën e ujit 1500 lekë. Pra, deri më sot, në 5 vite janë mbledhur deri në 50 milionë dollarë për infrastrukturën shkollore e cila duhet të ishte e dedikuar për ndërtimin e 17 shkollave të reja, në mënyrë që fëmijët të mos mësonin me 2, 3 apo 4 turne, apo për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurimin e kushteve të përshtatshme për mësimin e nxënësve në shkollat e Bashkisë së Tiranës. Janë mbledhur 30 milionë dollarë, por sot kur jemi në semestrin e dytë të vitit shkollor 2020-2021, nxënësit mësojnë ende me 2, 3 apo 4 turne. Shumica e shkollave në Tiranë nuk kanë sistem të përshtatshëm ngrohjeje. Ku kanë shkuar pra 30 milionë dollarë që janë mbledhur nga Bashkia Tiranë? Vokshi ka premtuar se pas 25 prillit Partia Demokratike do ta shndërrojë arsimin në prioritet të prioriteteve dhe se çdo shkollë do te kete infrastrukturë moderne. Prindërit nuk do të kenë më shqetësimin se ku do të mësojnë fëmijët e tyre pasi shkollat do të jenë vënde të sigurta të dijes, argëtimit, pushimit të fëmijës, duke përfshirë këtu edhe një vakt ngrënie. PD do t’i japë vendin që meriton me respekt dhe dinjitet që meritojnë të gjithë mësuesit, duke filluar që nga rritja reale e pagave. Do të rriten pagat e mësuesve 60%. Me pjesëmarrjen më të lartë ndonjëherë në historinë e vendit më 25 prill ne do të çlirohemi një herë e mirë nga kjo qeverisje e keqe, e dështuar, e korruptuar, për të sjellë në vend shpresë dhe ndryshim. Së bashku ne do ta sjellim këtë ndryshim

Top Channel/ Detaje tronditëse nga ngjarja në Maliq, të miturit u takuan për t’u sqaruar, por…
14/08 22:51
Top Channel/ “Rashë në koma në sallën e gjyqit”, rrëfimi mes lotësh i Saimir Vishajt: 35 vite punë…
14/08 21:54
Top News – Zjarret preken mbi 200 shtëpi. Rama: Dëmshpërblim të plotë për të gjitha familjet
14/08 21:30
Top Channel/ Autori i vr*sjes së bashkëmoshatarit 14-vjeçar lë spitalin, dërgohet në komisariat
14/08 21:11
Top News – Tragjedi në Maliq, sherri mes dy 14-vjeçarëve i merr jetën njërit prej tyre
14/08 20:06
Top Channel/ I mituri vr*tet nga bashkëmoshatari! Hetuesit dhe policia rrethojnë vendin e ngjarjes
14/08 20:03
Top Channel/ Prekëse! Mbi një muaj në koma, përlotet avokati Vishaj: Fitova betejën! Isha mes…
14/08 20:01
Top Channel/ Lindjet, 1 mijë bebe më pak! Gjashtëmujori i parë, qarku i Kukësit në rritje
14/08 19:58
Top Channel/ Nis rënia e temperaturave, parashikohen reshje në disa zona të vendit
14/08 19:47
Top Channel/ Vr*sja e postierit, lirohet i dyshuari, Lami u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje
14/08 19:39
Top Channel/ Vr*tet me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçari në Maliq, ngjarja ndodhi pas…
14/08 19:38
Top Channel/ Gramsh, banorët kthehen në shtëpi! Situatë e qetë në pjesën më të madhe të zonës
14/08 19:32
Top Channel/ Tragjike në Maliq, 14-vjeçari i merr jetën bashkëmoshatarit pas sherrit në lokal
14/08 19:30
Top News- Vihen nën kontroll zjarret në Delvinë/ Banorët e evakuuar rikthehen në shtëpi
14/08 17:53
Top Channel/ Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, shpallet i humbur 56-vjeçari në Elbasan
14/08 17:44
Top Channel/ Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit? Rama përgjigjet dhe premton…dëmshpërblim
14/08 17:16
Top News- Taksat vendore në e-Albania!/ Akses dhe për qytetarët, zgjerohet shërbimi
14/08 16:58
Top Channel/ Priten shira lokale. Pritet ulje e temperaturave në disa zona të vendit
14/08 16:08
Top Channel/ Gramsh, disa vatra ende aktive. Banorët po rikthehen në shtëpi
14/08 16:08
Top Channel/ 44 mijë dosje, gjyqtarët duan zyra. Sot gjykohen çështjet e vitit 2017
14/08 15:24