Top News – Shuhet gjiganti i letërsisë botërore/Mario Vargas Llosa ndahet nga jeta në moshën 89 vjeç
14/04/2025 11:36

Mario Vargas Llosa, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare në vendlindjen e tij në Peru. Ai ishte një figurë e madhe në letërsinë dhe kulturën e Amerikës Latine, i cili rrallëherë i bënte bisht polemikave. Me më shumë se 50 vepra nën emrin e tij, shumë prej të cilave janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, Vargas Llosa fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 2010 kur ai u quajt një "tregimtar me dhunti hyjnore". Përshkrimet e tij të autoritarizmit dhe dhunës, duke përdorur gjuhë dhe imazhe të pasura, e bënë atë një yll të Amerikës Latine që tërhoqi vëmendjen globale në kontinent. Në fillim, dashamirës ndaj ideve të majta, ai u zhgënjye me kauzat revolucionare të Amerikës Latine, duke kandiduar përfundimisht pa sukses për presidencën peruane me një parti të qendrës së djathtë në 1990. Vargas Llosa lindi në vitin 1936 në një familje të klasës së mesme në Arequipa në Perunë jugore. Pasi prindërit e tij u ndanë kur ai ishte i mitur, ai u transferua në Bolivi me stërgjyshërit e tij. Ai u kthye në Peru në moshën 10-vjeçare dhe gjashtë vjet më vonë shkroi dramën e tij të parë. Ai u diplomua në Universitetin e Limas, studioi në Spanjë dhe më vonë u transferua në Paris. Romani i tij i parë, Koha e Heroit, ishte një padi për korrupsionin dhe abuzimin në një shkollë ushtarake peruane. Shkruar në një kohë kur ushtria e vendit kishte fuqi të mëdha, libri u botua në vitin 1962 dhe polemikat që e shoqëruan ishin të shumta. Romani i tij i dytë "Shtëpia e Gjelbër", u botua në 1966 duke u pasuar me të tjera vepra si Biseda në Katedrale etj. Në vitin 1990 vargas llosa kandidoi për presidencën peruane por humbi përballë Alberti Fuxhimoirit, që qeverisi vendin për 10 vitet që do të pasonin. Vargas Llosa i kaloi vitet e fundit të jetës së tij në Peru si dhe në Madrid.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58