75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar kanë bërë të mundur shuarjen e zjarreve në Finiq dhe Delvinë. Megjithatë edhe pse rreziku më i madh ka kaluar, vijon puna nga strukturat vendore, për monitorimin e situatës, me qëllim shmangien e riaktivizimit të vatrave. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e forcave, në temperatura të larta dhe terren të vështirë, e cila shmangu dëmet e pasurisë kulturore, monumenteve, apo objekteve të ndryshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit.