Top News/ Shuhen shpresat për armëpushim…Izraeli ‘derdh’ tërbimin mbi Gaza, urdhërohet evakuim
03/12/2023 11:57

Ushtria izraelite ka urdhëruar të dielën që më shumë rajone rreth qytetit të dytë më të madh të Gazës, Khan Junis, të evakuohen, teksa vazhdon ofensivën tokësore dhe ajrore. Sipas ushtrisë, në pjesën e dytë të jugut të Gazës fshihen liderë të Hamasit. Ky i fundit e udhëheq Gazën prej vitit 2007. Në zonat rreth Khan Junisit dhe Rafahut, është raportuar për bombardime intensive në orët e fundit. Pjesa më e madhe e 2.3 milionë banorëve të Gazës, janë duke u strehuar në jug, pasi Izreeli u ka kërkuar atyre të largohen prej zonës veriore, qysh në ditët e para të nisjes së luftës, tashmë dymujore. Me rikthim të luftimeve, janë shuar shpresat për vazhdim të një ndonjë armëpushimi të përkohshëm. Një pauzë njëjavore në luftime, që ka skaduar të premten, ka mundësuar lirimin e shumë pengjeve të marra nga Hamasi në Izreal, si dhe me lirimin e shumë palestinezëve prej burgjeve izraelite. “Ne do ta vazhdojmë luftën derisa t'i arrijmë qëllimet tona, dhe është e pamundshme të arrijmë qëllimet tona pa një operacion tokësor”, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Të dielën, ushtria izraelite u ka kërkuar banorëve në dhe rreth Khan Junisit, që të zhvendosen për sigurinë e tyre. Banorët kanë thënë se ushtria izrealite ka hedhur prej ajrit letra me mesazhet: Khan Junisi është zonë e rrezikshme e luftimeve. Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se këto zona, që u është thënë banorëve të largohen, përbëjnë rreth një të katërtën e territorit të Gazës. Sipas tyre, në ato zona kanë banuar rreth 800.000 njerëz, para luftës. Para rinisjes së luftimeve, Shtetet e Bashkuara, aleatet më të ngushta të Izraelit, e kanë paralajmëruar vendin që të shmangë zhvendosjet masive.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16