Top News – Shuhen flakët në Kosovë / Përmirësohet situata, vetëm një zjarr aktiv në Prishtinë
27/07/2025 13:23

Agjencia e Menaxhimit të emergjencave bëri të ditur se, gjatë 12 orëve të fundit, numri i zjarreve ka rënë ndjeshëm në Kosovë, pas pasdites së të shtunës, kur tha se “situata e zjarreve ishte e rënduar”. Sipas Agjencisë, tani aktiv është vetëm një zjarr në fshatin Trudë në Komunën e Prishtinës. Kjo agjenci kishte bërë të ditur të shtunën se për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, në shumë zona të Kosovës ishin përhapur zjarre. Një zjarrfikës ishte lënduar në Ferizaj gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve. “Raporti i Qendrës Operative të Agjencisë tregon një rritje në numrin e vatrave të zjarrit, me gjithsej 101 raste të raportuara vetëm në gjashtë orët e fundit. Prej tyre, 48 janë ende aktive, ndërsa 53 janë lokalizuar”, thuhej në njoftimin e Agjencisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjendja është e vështirë dhe kërkon veprim të shpejtë e të bashkërenduar nga të gjitha institucionet. “Institucionet e Republikës së Kosovës janë të mobilizuara për të ofruar ndihmën e nevojshme. FSK-ja është në gjendje gatishmërie të plotë dhe e gatshme të ofrojë mbështetje të menjëhershme në rast se kërkohet nga autoritetet komunale apo ato qendrore për emergjencat civile”, tha Osmani.

Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29
Top News- Ushtria ruse në krizë për ushtarë/ Mashtron dhe rekruton burra të varur nga alkooli
06/04 15:28
Top News – President i ri apo zgjedhje? Abdixhiku: Ende nuk kemi asgjë të re, zgjedhjet nuk i duam
06/04 15:17
Top News – Asnjë emër konsensual për president! Kurti: Do vazhdojmë bisedimet
06/04 15:17
Studentët shqiptarë mbushin sheshet në Shkup/ Analiza në studio: Përplasje fizike dhe kundërshtime
06/04 15:13
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:09
Top News – ‘Arti i Negociatave’ dhe Trump. Presidenti shpërfill rregullat e veta në luftën me Iranin
06/04 14:40
Top News – Luftërat trazojnë kombet. Islanda referendum për të rifilluar bisedimet me BE
06/04 14:33