Kryeministri Edi Rama u prit në Pallain Elysee në Paris nga presidenti Emmanuel Macron. Vizita e numrit një të qeverisë shqiptare erdhi pasi Franca dhe Gjermani propozuan një qasje të re ndaj procesit të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës. Po ashtu, takimi erdhi pak ditë para mbajtes së samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara. Macron dhe Merz kanë propozuar më herët një proces të integrimit gradual në unionin europian, që nënkupton që nëse një vend përputhet me direktivat e BE-së në disa sektorë do të lejohet të bashkohet me formate të caktuara të bllokut.