Komisioni i Venecias i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë draft-opinionin paraprak për shtyrjen e afateve të organeve të Vettingut. Në draft-opinion, i cili në tërësi është pro shtyrjes së këtyre afateve, të kërkuara nga maxhoranca socialiste por edhe nga ndërkombëtarët, në pikën 32 të tij thuhet: “Komisioni i Venecias është i mendimit se shtyrja e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik është në përputhje me standardet”.