Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar një video-denoncim në rrjetet sociale ku denoncon gjendjen e infrastrukturës energjetike në zonën e Çermë Sektorit. Në një reagim me tone ironike, Korreshi i drejtohet ministrit aktual të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi si dhe ish-ministres, Belinda Balluku, duke kërkuar ndërhyrje për shtyllat elektrike e shtrembëruara.