Aktgjykimi ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të shpallet më 16 shtator kanë njoftuar Dhomat e Specializuara në Hagë. Në vendim thuhet se trupi gjykues e shtyu datën për shkak të vëllimit të madh të provave dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor. Katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe për krime ndaj njerëzimit dhe janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Që të katërtit i kanë mohuar këto akuza, ndërsa prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara. Mbi 130 dëshmitarë dëshmuan, ndërsa u pranuam me shkrim 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë në këtë gjyq gjatë tri vjetëve seanca.