Gjykata e Apelit ka vendosur shtyrjen sërish të seancës së shqyrtimit të vendimit për deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili është dënuar me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Sipas gjykatës seanca e radhës do të mbahet më 22 maj ora 10:30. Shkak për këtë shtyrje këtë herë është bërë avokati i gazetarit Jetmir Olldashi, i cili poashtu është pjesë e procesit gjyqësor.