Seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, dhe të akuzuarve të tjerë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, është shtyrë për në datën 18 mars në orën 13.00. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e akt-ekspertimit topografik që kishte urdhëruar gjykata, për prokurorinë.