Shtyhet seanca e radhës ndaj Arbër Paplekajt. Gjyqi ndaj Paplekajt ka filluar në orën 10:00 të paradites dhe ka zgjatur rreth 30 min. Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit në vitin 2021. Autori nuk ishte i pranishëm, ndërsa seanca gjyqsore është shtyrë për shkak se mungonte dëshmitari Emiliano Prenga.